Edhe 25 raste të reja në Shqipëri me COVID

21 prill 2020 | 11:31

Ka shkuar në 609 numri i të infektuarve me virusin “Korona” në Shqipëri, duke paraqitur sot 25 raste të reja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Vetëm në Krujë kanë dalë 17 persona pozitivë dhe në Kurbin 8 raste të reja. Për herë të parë që nga nisja e epidemisë, kjo është dita e parë që Tirana nuk ka shënuar asnjë rast pozitiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja Melinda Ademi ka filluar të jetë aktive në rrjetet…