Edhe 26 raste të reja me koronavirus, shkon në 61 numri i të prekurve në Kosovë

23 mars 2020 | 23:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,  janë testuar njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetizolim, përveç një rasti nga fshati Panorc, Malishevë i shtrirë në Klinikën Infektive.

Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, njëzet e gjashtë (26) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara  përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova.

“Nga data 08.02.2020 deri me 23.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 690 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e një (61) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, është bërë me dije në njoftimin e IKSHPK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë që vendimi i…