Edhe 27 raste të reja me Covid-19

01 qershor 2020 | 20:44

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe nga to janë konfirmuar 27 raste të reja me Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), Komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), Komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe Komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).

Ky Institut nuk ka bërë të ditura të rejat e fundit rreth numrit të të shëruarve nga ky virus, ndonëse një ditë më parë është raportuar për 843 persona.

Nga data 8 shkurt deri më 01 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.140 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.110 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona duket e vendosur për të marrë në “Camp Nou”…