Edhe 27 raste të reja me koronavirus në Kosovë
11 prill 2020
| 21:02
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë regjistruar edhe 27 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 20 prej të cilave në Prishtinë.
Si rezultat i këtyre shifrave, Prishtina futet në karantinë.
Me 27 të infektuarit të fundit, numri total shkon në 277 persona. 52 prej të cilëve janë shëruar dhe 7 të tjerë kanë vdekur.