Edhe 28 raste me COVID në Shqipëri
05 prill 2020
| 11:58
Vazhdon me ritëm të lartë kurba e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë informoi para pak çastesh për numrin e të prekurve me COVID 19 në Shqipëri dhe për rastet e reja të 24 orëve të fundit. Sipas MSh-së, janë 28 raste të reja. Numri i përgjithshëm tash ka shkuar 361.
Drejtoresha e IShP-së, Albana Fico, tha se janë testuar 149 raste të dyshuara, nga të cilat u konfirmuan pozitive 28 persona, prej të cilëve një është fëmijë. Sipas Ficos, mosha mesatare e të prekurve është 50 vjeç.