Edhe 29 të infektuar me Covid 19
23 prill 2020
| 11:21
Edhe 29 raste të reja të të infektuarve me Covid 19 janë regjistruar në Shqipëri. Me këta, numri i të infektuarve shkon në 663. 20 prej rasteve të reja janë në kryeqytet, një prej të cilëve në burgun 313.
“Në 24 orët që lamë pas janë testuar 240 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID19, mes të cilëve një personel shëndetësor, e vetizoluar në shtëpi. Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë. /Epoka e re/