Edhe 313 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

07 qershor 2020 | 23:54

Gjatë 24 orëve të fundit rezultuan pozitivë 40 raste sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Sipas të dhënave zyrtare të IKShPK-së, nga 1 mijë e 234 persona të infektuar, 31 kanë vdekur dhe 890 janë shëruar.

 

 

Sipas llogaritjes së këtyre të dhënave në Kosovë aktive vazhdojnë të jenë edhe 313 raste me koronavirus.

Kujtojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, të mbajnë distancë dhe t’iu përmbahen të gjitha masave që janë kërkuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, i cili ndodhet…