Edhe 32 raste me Covid-19, një i shëruar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e dy (32) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i Epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime.
“Sot më 26 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (166) raste. Sot më datë 26 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një (1) rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç me vendbanim në Malishevë-Gjilan dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 16.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 17.04.20 në gjendje shumë të rëndë dhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Nga data 8 shkurt deri më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.479 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre (763) raste, ndërsa gjithsej njëzet (21) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
/Epoka e re/