Edhe 6 basketbollistë të NBA-s infektohen me Covid-19

01 korrik 2020 | 14:17

Shtohen rastet me Covid-19 në NBA. Në 24 orët e fundit konfirmon 6 raste të reja më koronavirus. 3 raste i përkasin ekipit të Neë Orleans dhe 3 ekipit të Denver.

Presidenti i New Orleans, David Grifn, tha se 3 lojtarë kanë dalë pozitivë, por nuk ka bërë me dije emrat e tyre. Ai thënë vetëm se basketbollistët janë në izolim, ku do të qëndrojnë për 15 ditë dhe do t’u nënshtrohen testeve të tjera. E njëjta situatë edhe te Denver, ku nuk dihen emrat e 3 basketbollistëve që kanë dalë pozitivë me Covid-19, por vetëm që ata janë në karantinë.

Kjo rritje e ndjeshme e rasteve me koronavirus mes lojtarëve ka rikthyer frikën se turneu mund të mos rinisë. Kampionati i NBA-së është ndalur që në mars dhe pritet të rinisë më 30 korrik, në Orlando, ku do të marrin pjesë 22 ekipe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit në ditën e 111 të ballafaqimin me…