Edhe 60 infermierë nga Shqipëria nisen për në Itali në betejën kundër koronavirusit
20 prill 2020
| 15:01
Një tjetër nismë humanitare e Shqipërisë është marrë pas ndihmës që i dha Italisë fqinje me 30 mjekë dhe infermierë për të luftuar Covid-19 javë më parë.
“Report TV” ka mësuar se një grup tjetër infermierësh, prej 60 personash, është nisur drejt Italisë për të kontribuar për situatën ndaj pandemisë.
Një nga infermieret, Manjola Rama, është shprehur se kjo është një ndihmë ndaj shtetit italian.
“Ne sot jemi mbledhur për një si ndihmë për shtetit italian. Jemi rreth 60 infermierë, jo të gjithë të punësuar. Unë kam qenë zëvendësuese në QSUT, deri sa të presim radhën vendosëm që të ndihmojmë Italinë”, ka thënë ajo.