Edhe 65 serbë deri në mesditë i regjistruan veturat në RKS
21 nëntor 2023
| 15:44
2078 ka arritur numri i qytetarëve serbë që kanë regjistruar veturat e tyre në RKS.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë me dije se deri në mesditën e sotme janë shtuar edhe 65 të tjerë.
Qeveria e Kosovës më 30 tetor ka vendosur për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS.
Shtyrjes së afatit i ka paraprirë një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Kjo kërkesë është bazuar në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej.
Sipas vendimit të qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.