Edhe 7 raste të reja me Covid-19
Ka shkuar në 789 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri. ”Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me Covid-19 nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar positive, 1 rast në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qëndrën karantinë të këtij rajoni”, tha dr. Eugena Tomini, shefja e Inteligjencës Epidemike në ISHP.
Kalimi i zonave aktive në zona joaktive për Covid-19 ka zgjeruar hartën e të shëruarve në gjithë vendin.
Aktualisht në Shqipëri janë 239 pacientë aktivë me Covid-19 dhe pjesa më e madhe e tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor.