Edhe 78 raste aktive me Covid në Gjilan, Haziri apelon për kujdes të shtuar
14 tetor 2020
| 14:55
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen e radhës së vlerësimit të situatës së përballjes me këtë virus, ka njoftuar Komuna e Gjilanit.
Sipas këtij njoftimi, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar, derisa ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 78 raste aktive me Covid-19.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që mos ta neglizhojnë Covid-19, por t’i përmbahen rregullave, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së infeksionit.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1099 të infektuar në total, 974 të shëruar, 47 të vdekur, 78 raste aktive, 17 të hospitalizuar dhe 52 mostra në pritje.