Edhe tetë raste të reja me koronavirus, sot janë testuar 34 mostra

25 mars 2020 | 18:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se edhe tetë persona kanë dalë pozitivë me virusin korona pas analizave të kryera.

Kjo u bë me dije  përmes një komunikate për media të IKShPK-së.

“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive”, theksohet në komunikatën e këtij instituti.

Sipas IKShPK-së, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve katër raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, tri raste me vendbanim në Prishtinë dhe një rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/2627814177346570/?type=3

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka rezultuar negativisht në testin e…