Edhe 9 të shëruar nga COVID-i, një grua 78 vjeçe dhe një burrë 79 vjeç
03 prill 2020
| 08:49
Nëntë pacientë të tjerë, të infektuar me koronavirus, janë shëruar plotësisht. Megjithatë, gjendja e tyre shëndetësore do të përcillet edhe në shtëpi. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama në “Facebook”, u cili shkruan “lajm i mirë: 9 të shëruar sot”. Numri i të shëruarve në Shqipëri shkon në 85. Lajm i mirë është se nga këta nëntë të shëruar janë edhe nënë Sanija, 78 vjeçe dhe gjysh Izedini, 79 vjeç.
Deri tani Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 277 raste me COVID 19, ndërsa kanë humbur jetën 16 persona.