Edhe AAK-ja bojkoton adresimin e presidentes në Kuvend

17 dhjetor 2021 | 11:16

 

Edhe Grupi Parlamentar i AAK-së ka bojkotuar adresimin e presidentes Vjosa Osmani për fundvit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas AAK-së, ky refuzim për të marrë pjesë në seancë është bërë për shkak se Presidentja e ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin.

“Grupi Parlamentar i AAK-së, në shenjë mospajtimi dhe revolte për faktin se Presidentja e ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin, ne si grup parlamentar refuzojmë ta dëgjojmë fjalën e Presidentes dhe e braktisim seancën”, është thënë në njoftimin e AAK-së.

Adresimin e presidentes para deputetëve e kanë bojkotuar edhe deputetët e PDK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Nyon të Zvicrës dje është hedhur shorti për sezonin…