Edhe AAK-ja dorëzon nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka bërë me dije se sot ka deponuar nënshkrimet e deputetëve të kësaj partie për mbajtën e seancës së jashtëzakonshme me datë 22 gusht 2019, ku në rend dite do të jenë votimi i IPA-s 2018 dhe shpërndarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se Aleanca është gati për procesin zgjedhor dhe sipas tij, e bindur në fitore.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është gati për procesin zgjedhor që na pret, e bindur në fitore për shkak të qeverisjes dinamike dhe vendimeve të mëdha që janë marrë nga qeveria Haradinaj dhe vendimet e mëdha qe pritet të merren në të ardhmen. Tani më e fuqishme se kurrë Aleanca është e gatshme me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin, dhe me vizion të qartë për të ardhmen euroatlantike. Për 100 për qind shtet”, ka shkruar Isufi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/