Edhe AAK-ja e mbështet Bedri Hamzën për kryetar të Mitrovicës

13 shtator 2021 | 18:39

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot edhe dega e AAK-së në këtë qytet ka vendosur ta mbështes në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se bashkë me qytetarët Mitrovicën do ta bëjë qytet më të mirë për të jetuar. “Një takim miqësor sot kisha edhe me kolegët nga AAK-ja në Mitrovicë, të cilët kanë vendosur të më mbështesin në garën për kryetar. Mitrovica është e para. E duam Mitrovicën dhe me bashkëqytetarët tanë do ta bëjmë vend më të mirë për të jetuar. I falënderoj strukturat dhe anëtarësinë e AAK-së për besimin dhe mbështetjen!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem…