Edhe Abazi dhuron gjysmën e pagës për fondin kundër koronavirusit
17 prill 2020
| 13:36
Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka bërë me dije se do të dhurojë gjysmën e pagës në përkrahje për luftën ndaj koronavirusit.
“Në përkrahje të institucioneve në betejën kundër koronavirusit, duke dhuruar 50 për qind të pagës, i bashkëngjitëm kryeministrit dhe deputetëve të LV-ë, mërgatës dhe të gjithë atyre që kanë dhuruar dhe po vazhdojnë te dhurojnë. Me solidaritet e me dashuri të qëndrojmë bashkë kundrejt sfidës prej së cilës do të dalim edhe më të fortë. Nderim e respekt për personelin shëndetësor dhe punonjësit e sektorëve që pa reshtur janë në shërbim të qytetarëve”, ka shkuar Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/