
Edhe Abdixhiku refuzon ftesën e Osmanit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka refuzuar ftesën e presidentes Vjosa Osmani për një takim konsultativ në lidhje me zhvillimet e fundit.
Abdixhiku në letrën drejtuar Osmanit, ka argumentuar se as nuk është konsultuar paraprakisht nga Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së dhe propozuesi i kësaj iniciative, në lidhje me takimin në fjalë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellë me shumë shqetësim zhvillimet e fundit politike në vend; në veçanti qasjen e papërgjegjshme të Kryeministrit të Kosovës në raport me aleatët tanë, ShBA-në, BE-në e NATO-n. Qasja e tij konfliktuoze, veprimet e pakoordinuara dhe papërgjegjësia diplomatike e strategjike, kanë rrezikuar sovranitetin e Republikës së Kosovës”, është thënë në letren e Abdixhikut.
Letra e plotë:

