Edhe Alba largohet nga Barça
24 maj 2023
| 13:05
Barcelona po përjeton një epokë ndryshimesh. Pas tërheqjes së Gerard Pique dhe njoftimit të Busquets para disa ditësh që nuk do të vijojë karrierën me katalanasit, tani është Jordi Alba i cili i ka komunikuar të njëjtën gjë klubit.
Sipas “Marca”, mbrojtësi i majtë ka edhe një vit kontratë, por ka vendosur që të largohet. Spanjolli veteran këtë sezon e humbi vendin në formacion, pasi trajneri Xavi ka preferuar të aktivizojë të riun Balde si titullar.