Edhe Ambasada e Francës mohon se ka bllokuar komunikimin me presidentin Thaçi
Ambasada e Francës në Kosovë ka mohuar se kanë bllokuar marrëdhëniet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Nëpërmjet një njoftimi në llogarinë zyrtare në “Twitter” është thënë Ambasada e Francës ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët kosovarë, pa përjashtim.
“Ambasada e Francës ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët politikë dhe institucionalë dhe nuk ‘bllokon komunikimin’ me asnjërin prej tyre”, është thënë në reagimin e Ambasadës së Francës.
Kjo ishte përgjigje ndaj raportimeve të medieve se presidenti është izoluar nga misionet ndërkombëtare në Kosovë pas propozimaktakuzës nga Zyra e prokurorit të Gjykatës Speciale.
L’ambassade🇫🇷 a des contacts réguliers avec tous les responsables politiques et institutionnels et ne « bloque la communication » avec aucun d’entre eux.
Ambasada🇫🇷 ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët pol. dhe instit. dhe nuk "bllokon komunikimin" me asnjërin prej tyre— France au Kosovo 🇲🇫 (@FranceauKosovo) July 21, 2020