Edhe ambasada e ShBA-së dhe Britanisë kërkojnë formimin e institucioneve
19 dhjetor 2019
| 11:45
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), ka kërkuar konstituimin sa më të shpejtë të Parlamentit të Kosovës dhe krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinë, e cila përmes një njoftimi në faqen e saj në “Facebook” ka bërë thirrje për formimin e institucioneve, duke theksuar se presin që qeveria e re të sjell ndryshime pozitive.
Po ashtu, edhe Ambasada e Britanisë ka reaguar në faqen e saj në “Twitter”.
“Ne mbështesim deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, EULEX-it dhe krerëve të misioneve të BE-së në Kosovë”, thuhet në një reagim të ambasadës britanike.
/Epoka e re/