Edhe ambasadori francez reagon për situatën në veri: Koha për përgjegjësi
06 nëntor 2022
| 08:53
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar në mesnatë lidhur me tensionimin e situatës në veri të vendit.
Guerot i ka ftuar të gjithë për përmbajtje dhe përgjegjësi.
“Tani është koha që të gjithë të ushtrojnë përmbajtje dhe përgjegjësi”, ka shkruar ambasadori francez në “Twitter”.
Guerot ka shpërndarë, gjithashtu, deklaratën e lëshuar më herët të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell.