Edhe ambasadori i Gjermanisë kërkon që të shtyhen zgjedhjet në veri
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar rreth situatës së fundit në veri.
Ai ka thënë se situata aktuale në veri të Kosovës “nuk është e favorshme” për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Rohde ka thënë se pajtohet me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili, ditë më parë, tha se “nuk ka kushte” për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Jam dakord me kolegun tim amerikan (Jeffrey Hovenier) që zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e qartë se situata aktuale nuk është e favorshme për mbajtjen e tyre tani”, ka shkruar në “Twitter” Rohde.
I agree with my US colleague that the elections should be postponed. It is obvious that the current situation is not conducive to holding them now. https://t.co/hmnsTjOeVt
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 9, 2022