Edhe ansambli “Shota” i bashkohet protestës së nesërme
30 prill 2018
| 19:18
Shoqata sindikale e punëtorëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” Prishtinë, ka bërë të ditur se do t’i bashkohen protestës së nesërme të paralajmëruar nga BSPK. Kjo protestë do të mbahet me rastin e “1 Majit”, ditës së punëtorëve.
“Duke filluar nga ora 11:00 dhe mbaruar ora 12:00. me pikënisje objekti i BSPK dhe marrshim drejt sheshit për të protestuar pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ftojmë gjitha shoqatat sindikale të komunitetit artistik, dhe punëtorëve artisteve që të bashkangjiten në protesta ”, thuhet në njoftimin e shoqatës sindikale të ansamblit “Shota”.