Edhe bashkëshortja e tij është befasuar! Ju prezantojmë me mashkullin më seksi në botë për vitin 2021

10 nëntor 2021 | 12:33

Paul Rudd, aktori i dashur më i njohur për rolin e “Ant-Man”, u zgjodh mashkulli më seksi i revistës People të mrkurën, duke iu bashkuar aktorëve si Idris Elba, George Clooney dhe Bradley Cooper. Rudd, 52 vjeç, karriera e të cilit filloi 30 vjet më parë, dukej i befasuar nga nderimi, ashtu si edhe gruaja e tij.

Aktori i famshëm, Paul Rudd, është zgjedhur mashkulli më seksi i revistës prestigjioze, “People”, të mërkurën. 52-vjeçari i njohur për rolin e “Ant-Man”, iu është bashkuar aktorëve të njohur si Idris Elba, George Clooney dhe Bradley Cooper.

“Unë kam një vetëdije, mjaftueshëm për të ditur se kur njerëzit dëgjojnë se do të zgjidhesha për këtë, ata do të thoshin, “Çfarë?”, tha ai për “People”, i cili dukej i befasuar nga nderimi, ashtu si bashkëshortja e tij.

Ndërkohë karriera e Rudd ka filuar 30 vjet më parë. Ai luajti të dashurin të Phoebe, në komedinë televizive “Friends” dhe më vonë mori role më të mëdha në komeditë si “Knocked Up” përpara se të luante Ant-Man në filmin me superhero të Marvel, pasuar nga një vazhdim dhe paraqitje si personazhi në ” Captain America: Civil Ëar” dhe “Avengers: Endgame”.  Rudd, i cili ka dy fëmijë, do të shfaqet më pas në “Ghostbusters: Afterlife” dhe në serialin televiziv “The Shrink Next Door”.

Aktori Michael B. Jordan ishte zgjedhja e vitit të kaluar si mashkulli më seksi në botë, pas John Legend dhe Idris Elba në 2019 dhe 2018. Rudd bëri shaka se ai priste që jeta e tij të ndryshonte rrënjësisht pasi ai mori këtë titull.

“Unë shpresoj se tani më në fund do të jem i ftuar në disa nga ato darkat seksi me Clooney, Pitt dhe B Jordan. Dhe mendoj se do të jem në shumë më tepër jahte”, tha aktori me humor.

Edhe bashkëshortja e tij është befasuar! Ju prezantojmë me

Edhe bashkëshortja e tij është befasuar! Ju prezantojmë meEdhe bashkëshortja e tij është befasuar! Ju prezantojmë meEdhe bashkëshortja e tij është befasuar! Ju prezantojmë meEdhe bashkëshortja e tij është befasuar! Ju prezantojmë me

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valentino Rossi njësoj si Marco Pantani. Jo vetëm për nga…