Edhe Bayerni në garë për Sanchon
Bayern Munchen është futur në garë për Jadon Sancho.
Anglezi nuk bën pjesë në planet e Ten Hag dhe disa klube europiane janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij.
Bavarezët kanë kthyer shikimin nga Sancho sepse duket se janë të përgatitur të largojnë Kingsley Coman. Për francezin interesohen Barcelona dhe Arsenal, dhe Bayern shikon Sanchon si zëvendësuesin e mundshëm të tij.
Chelsea me Juventus-in janë vënë në gjurmët e yllit të United, me londinezët që po planifikojnë t’u ofrojnë rivalëve një shkëmbim. Bardhezinjtë, nga ana tjetër, duan ta huazojnë lojtarin.
Sancho u transferua te Manchester United në 2021-shin nga Borussia Dortmund për 73 milionë euro. Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te verdhezinjtë.
Gjatë tre viteve të kaluar në Old Traford, ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 83 ndeshje të luajtura me Djajtë e Kuq në të gjitha kompeticionet.