
Edhe BE-ja konfirmon vizitën e Lajçakut dhe Escobarit në Kosovë
Zyra e Bashkimi Evropian (BE) ka konfirmuar vizitën e Miroslav Lajçakut dhe përfaqësuesit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kosovë.
Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Lajçaku do ta vizitojë Kosovën.
Atij do t’i bashkohet edhe përfaqësuesi special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në Prishtinë, Lajçaku dhe Escobari do të takohen me lidershipin politikë në Kosovë, liderët e partive politike si dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga ShBA-ja.
Lajçaku do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikëkalimin e përbashkët në Mutivodë.