Edhe Brazili dorëzohet para Covid-19
16 mars 2020
| 14:49
Pas shumë polemikash të brendshme edhe futbolli brazilian mbyllet. Federata në vend ka marrë vendimin për të ndërprerë të gjithë kampionatet.
Një zgjidhje e vonë e paraprirë nga shumë akuza dhe protesta të klubeve më të njohur në vend që kërkonin të mos luhej ashtu si në shumë vende të tjera të botës si pasojë e rrezikut të Coronavirus.
“Jemi të vetëdijshëm dhe marrim përgjegjësitë tona në luftën kundër përhapjes së Covid-19 në Brazil”, ka thënë presidenti i federatës braziliane të futbollit Rogerio Caboclo. Deri në këtë vendim, ndeshjet e futbollit brazilian ishin zhvilluar me dyer të mbyllura.