Edhe Carrasco transferohet në Arabinë Saudite
05 shtator 2023
| 11:30
Pavarësisht se në Evropë, merkato e verës është mbyllur që më 1 shtator, në Arabinë Saudite, klubet kanë kohë deri më datën 7 shtator për të bërë përpjekjet e fundit, për të forcuar skuadrat e tyre, në kuadër të një sezoni, që pritet të jetë spektakolar.
Këtë gjë ka bërë dhe skuadra e Al-Shabab, me këta të fundti, që mbrëmjen e së hënës kanë siguruar shërbimet e anësorit belg të Atletico Madrid, Yannick Ferreira Carrasco, për shifrën e 15 milionë eurove.
Përsa i përket kontratës personale, 30-vjeçari i krahut të majtë të fushës ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare me arabët, teksa ende nuk dihet sesa do të përfitojë belgu në “aventurën” e tij te Sauditët, por që pritet të mësohet në ditët në vijim.