Edhe Coutinho mund t’i bashkohet Messit në Inter Miami

23 janar 2024 | 10:12

Ish-ylli i Barcelonës dhe Liverpoolit, Philippe Coutinho prite të jetë lojtari i radhë që do të ribashkohet me Leo Messin te Inter Miami.

Më herët një gjë të tillë e kanë bërë edhe Sergio Busquets dhe Jordi Alba si Luis Suarez.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Coutinho është në linjë për të kaluar në Amerikë.

31-vjeçari është momentalisht në Katar aty ku luan tek Al-Duhail, por një marrëveshje huazimi mund të arrihet pasi Aston Villa dëshiron që ta shtyjë brazilianin në një drejtim tjetër. Braziliani thuhet se është i hapur për kalim në MLS dhe padyshim që do të ishte transferimi i duhur për të mbuluar mungesën e Farias.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli italian është në zi  për një nga figurat më…