Edhe Dabiqaj largohet nga Feronikeli   

07 qershor 2021 | 14:00

Pas Yll Hoxhës nga Feronikeli është larguar edhe mesfushori Albert Dabiqaj. Klubi nga Drenasi konfirmoi largimin e Dabiqajt dhe e falënderoi për kontributin e dhënë për fanellën e këtij klubi.

“FC Feronikeli falënderon mesfushorin, Albert Dabiqaj, i cili pas përfundimit të këtij sezoni, përfundoi edhe kontratën me skuadrën tanë. Dabiqaj erdhi në klub në afatin kalimtar veror, të vitit 2017, duke veshur fanellën gjelbër e bardhë për katër sezone me radhë. Ai arriti të shpallet kampion me skuadrën e Feronikelit, fitoi Kupën e Kosovës dhe u paraqit në garat e Champions League dhe Europa League me stemën e Feronikelit në fanellë. FC Feronikeli i dëshiron suksese të mëtutjeshme në karrierë mesfushorit të çeliktë”, thuhet në njoftimin e FC Feronikeli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i grupit militant në Nigeri, Boko Haram, Abubakar Shekau,…