Edhe Delawie reagon për ndalimin e karateistëve të Kosovës
Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në Karate të mërkurën nuk është lejuar dy herë të hyjë në shtetin e Serbisë.
Policia serbe, me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nuk ka lejuar karateistët e Kosovës të hyjnë në Serbi për të marrë pjesën në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet nga 10 deri më 13 maj në Novi Sad. Lidhur më këtë ndalesë është deklaruar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
“Normalizimi i marrëdhënieve duhet të paktën të thotë se atletët e rinj, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të tyre, janë të lirë të konkurrojnë në garat ndërkombëtare. Është e trishtuar të shohësh ëndrrat e tyre të shkatërruara nga politika ndërkombëtare mbi të cilat nuk kanë kontroll”, ka shkruar Delawie në “Twitter”.