Edhe deputeti i LV-së jep 50 % të pagës për luftimin e Covidit
16 prill 2020
| 23:14
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Valon Ramadani, ka ndjekur shembullin e shefit të tij të partisë, kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Ai ka vendosur që ta jep gjysmën e pagës për luftimin e pandemisë Covid-19.
Njoftimi i plotë:
Paga për fondin, fondi për ndihma
Duke e ndjekur shembullin e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e në mbështetje të iniciativës së tij, ndaj gjysmën e pagës së këtij muaji për fondin e menaxhimit të pandemisë Covid-19.
Pra, gjysma nga paga ime e deputetit shkon në këtë fond, dhe njëherit ftoj të gjithë kolegët deputetë të cilët kanë mundësi, e këdo tjetër që mundet, të solidarizohet në këtë mënyrë e të ndihmojë dhe të kontribuojë për këtë situatë jo të lehtë ekonomike!.