Edhe Dortmundi refuzon Ronaldon
19 gusht 2022
| 11:08
Borussia Dortmund nuk është e interesuar për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester United, ani pse portugezi ka pranuar që agjenti i tij të negociojë me klubin gjerman.
Dortmundi është në kërkim të një zëvendësuesi për sulmuesin Sebastien Haller, por shuma që fiton Ronaldo në United pre 29 milionë në vit është e papërballueshme për klubin e Dortmundit.