Drejtori i KEK-ut jep sqarim për reduktimet e energjisë
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaqi, ka thënë se KEK-u ka për obligim prodhimin e energjisë elektrike.
Ai ka thënë se nga data 13 dhjetor, KEK-u është duke prodhuar me kapacitete të plota energji elektrike.
Prodhimi sipas tij është 800 MW/h për rrjet dhe nevojat e brendshme aktualisht janë rreth 870 MW/h.
Sqarimi i plotë i Thaqit në “Facebook”:
Të nderuar qytetar,
Për shkak të thirrjeve të shumta dhe mesazheve qe po më dërgoni po e ndjej obligim të ndaj me Ju informatat sa i përket obligimeve të KEK-ut dhe sa janë kapacitetet tona prodhuese.
E kemi sqaruar shumë here dhe po e përsërisim,
KEK-u ka obligim prodhimin e energjisë elektrike.
Kapacitetet maksimale të termocentraleve tona qe i kemi në dispozion për rrjet janë 800 Megavat Orë Energji Elektrike.
Nga data 13 dhjetor, KEK-u është duke prodhuar me kapacitete të plota, pra prodhimin e kemi 800 MW/h për rrjet dhe nevojat e brendshme që aktualisht është rreth 870 MW/h.
Ky është obligimi jonë dhe këtë jemi duke e përmbushur me përgjegjësi të larte dhe me një angazhim maksimal të të gjithë punëtorëve të Korporatës.
Sa i përket reduktimeve për të cilat po na drejtoni ankesa dhe pyetje nuk mund të japim asnjë përgjigje për shkak se nuk është përgjegjësi e jona.
Me poshtë mund te shihni prodhimin saktë se jemi në prodhim në këto momente.
Faleminderit për mirëkuptim!