Edhe Dugolli ndan nga paga e tij 500 euro për luftimin e pandemisë Covid-19
17 prill 2020
| 22:42
Zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Enver Dogulli, në vazhdën e ndarjes së 50% të pagës nga eksponentë të Vetëvendosjes për Fondin për Menaxhimin e COVID-19, ka paralajëmruar se do t’i ndajë 500 euro nga paga e tij e parë për “Fondin për Menaxhimin e COVID-19″.
“Edhe unë, vullnetshëm i bashkohem solidaritetit të bashkatdhetarëve, kolegëve qeveritar e parlamentar dhe gjithë njerëzve me zemer të madhe për ndihmë në “Fondin për Menaxhimin e COVID-19” Nesër më 18 prill, bëhen 1 muaj që kur u emërova zv.Ministër i Mbrojtjes. Ende nuk e kam marr ndonjë pagë dhe nuk e di sa është, por po sa ta marr, më dëshirë do ndajë 500 euro për këtë Fond!. Së bashku do ja dalim!. #rriNëShtëpi”, ka shkruar Dugolli në llogarinë e vet në “Facebook”.