Edhe dy dorëheqje në Nismën Socialdemokrate
Sherif Fejzullahu dhe Burhan Arifi kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Nismën Socialdemokrate.
Për dorëheqjet e tyre nga Nisma, ata lajmin ia kanë komentuar ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili para pak ditësh edhe vet u largua nga kjo parti.
“Dy burra fisnik me të cilët punuam në shtrirjen e Nismës Socialdemokrate në Gjilan. Më treguan se edhe këta nuk mund të qëndrojnë në parti pas meje. Nuk e kam menduar që gjatë punës kam bërë miqësi kaq të forta, që me ndjekin pas”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Kafen e mëngjesit sot e piva bashkë me kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Republikën e Kosovës, z. Sherif Fejzullahu dhe specialistin e stomatologjisë, Burhan Arifi.
Dy burra fisnik me të cilët punuam në shtrirjen e NISMA Socialdemokrate në Gjilan. Më treguan se edhe këta nuk mund të qëndrojnë në parti pas meje. Nuk e kam menduar që gjatë punës kam bërë miqësi kaq të forta, që me ndjekin pas.
P.s: Sherif Fejzullahu ka qenë deri sot anëtar i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, anëtar i Kryesisë dhe kryetari i nëndegës në lagjen ‘Dardania’ kurse Burhan Arifi, anëtar i kryesisë dhe kryetari i nëndegës në lagjen ‘Kamnik.