Edhe dy futbollistë tjerë në Itali pozitiv me koronavirus
Vazhdon të rritet numri i lojtarëve të prekur në Itali nga koronavirusi
Italia është vendi më i prekur në Evropë momentalisht nga koronavirusi që ka vënë në panik gjithë botën. Raportohet se deri sot janë regjistruar mbi 17 mijë raste, si pasojë mbi 1200 kanë vdekur.
Nga vriusi vdekjeprurës CONVID-19 nuk kanë shpëtuar as futbollistët.
Pas Daniele Ruganit të Juventusit, i pari që u konfirmuar pozitiv, më pas u konfirmua edhe për disa lojtarë të Sampdorias, si dhe mbrëmë për sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahoviq.
Tani te Fiorentina janë prekur edhe dy lojtarë tjerë, kapiteni German Pezella dhe ish-sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i Sky Sport Fabrizio Romano përmes një postimi në Twitter.