Edhe dy infermiere të Klinikës Infektive infektohen me COVID

31 mars 2020 | 09:35

Edhe dy infermiereve të Klinikës Infektive në QKUK rezultatet e testit  për virusin korona u kanë dalë pozitive. Sipas gazetës “Shneta”, infermieret kanë dalë pozitive gjatë ditës së djeshme. Këtë lajm e ka konfirmuar sot edhe infektologu prof. Salih Ahmeti.

“Po, mund t’ju konfirmoj se edhe dy infermiere janë testuar pozitivë. Numri i infermiereve ka shkuar në tre. Dy prej tyre janë duke u trajtuar këtu në klinikë por, fatmirësisht, janë me simptoma të buta dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar Ahmeti për “Shnetën”.

Në nivel të Kosovës deri më tani janë infektuar 5 infermiere dhe 2 mjekë.

Infektologu Ahmeti ditë më parë ka treguar se stafi mjekësor është i rrezikuar nga koronavirusi, por ai ka thënë se është i bindur se do t’ia dalin ta kalojnë këtë situatë me sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka reaguar…