Edhe dy ish-luftëtarë të UÇK-së ftohen nga Gjykata Speciale
15 tetor 2019
| 14:09
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Hysni Gucati, ka bërë me dije se edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së Fatmir Sopi dhe Sejdi Veseli janë ftuar nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se të gjithë ata që janë të ftuar nga kjo gjykatë do të dalin faqebardhë.
“Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për anëtarin e Kryesisë njëherësh kryetarin e degës së Prishtinës Fatmir Sopi dhe veteranin e UÇK-së Sejdi Veseli. Të gjithë ata që janë të ftuar do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/