Edhe dy kompani kalojnë në Vala
Telekomi i Kosovës sot ka nënshkruar marrëveshje me Radio Televizionin 21 dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile, fikse dhe internetit.
“Ne do t’i ofrojmë shërbimet tona Radio Televizionit 21 dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, ku, përveç thellimit të partneritetit mes nesh, gjithashtu do të sigurojmë përvojë të mirë komunikimi me shërbimin e Telekomit të Kosovës”, ka thënë Demir Limaj, drejtor i Shitjes në Telekomin e Kosovës.
Përfaqësuesit e të dy kompanive u shprehën se komunikimi efektiv është mjet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e çdo biznesi në shoqërinë tonë, prandaj kanë zgjedhur Telekomin e Kosovës, pasi që shërbimi i ofruar është i shpejtë dhe efikas.
Telekomi i Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë t’u qëndrojë afër konsumatorëve ekzistues, por edhe atyre të rinj, duke siguruar bashkëpunim efikas dhe shërbim shumë cilësor.
/Epoka e re/