Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë
Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Lajmin e ka bërë me dije Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një komunikate drejtuar mediave.
Deri më tani numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 15.
“Dy rastet janë dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër-Prishtinë. Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 4 mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ dhe të përcjellur me auto ambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK. Rastet janë me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit. Njeri i gjinisë mashkull dhe tjetri rast i gjinisë femër, të dytë të moshës 26-vjeçare”, është bërë me dije në njoftimin e IKSHP-së.