Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë
20 mars 2020
| 21:58
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë me dije se të premten në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive.
“Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë, e gjinisë femër, 53-vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43-vjeçar”, është theksuar në komunikatën e IKSHPK-së.
Deri më tani janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive.
/Epoka e re/