Edhe dy të arrestuar në vazhdimin e aksionit në Karaçevë të Kamenicës

21 dhjetor 2021 | 16:17

Janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar në vazhdimësinë e operacionit policor për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” në rastin e fshatit Karaçevë në Komunën e Kamenicës.

Siç njofton policia, në vazhdën e veprimeve hetimore nga ana e Policisë së Kosovës-Drejtoria Rajonale, Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me prokurorin e shtetit, pas intervistimit të dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave materiale ka identifikuar edhe dy të dyshuar tjerë që kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme konkretisht të “Organizimit të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

“Sot datë: 21.12.2022 janë arrestuar dy persona të dyshuar që ishin në kërkim policor, pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarve dhe në prezencë të avokateve mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë”, njofton tutje policia.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vazhdim e sipër dhe në kërkim edhe të dyshuarave tjerë.

Kujtojmë se më 15 dhjetor ishin rrënuar tri objekete ilegale të kazionove në Karaçevë, ishin prangosur dy persona dhe është bërë konfiskimi i një numri të konsiderueshëm të aparateve të lojërave të fatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dalë në konferencë për…