Edhe dy të shëruar nga Malisheva me Covid-19
23 prill 2020
| 00:34
Komuna e Malishevës, hyri në ditën e shtatë pa persona të prekur me Covid-19, e po ashtu janë shënuar edhe dy raste të shëruar, të cilët paraprakisht ishin të prekur nga ky virus.
Me këtë të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 36 persona, apo janë shëruar më shumë se gjysma e të prekurve.
Shërimi i dy personave është konfirmuar përmes komunikimit zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është si vijon:
70 të prekur
36 të shëruar