Edhe dy yje të rinj e pranojnë kombëtaren e Kosovës

17 shtator 2022 | 16:54

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, përkatësisht Presidenti Agim Ademi, është duke e bërë të pamundurën për afrimin e futbollistëve me origjinë nga Kosova t’i sjellin në Kombëtaren e Kosovës.

Së fundi Albanian News merr vesh se fanellën e Kosovës do ta djerësitin dy njomakët, të cilët vlerësohen lartë në futbollin gjerman.

Arlind Rexhepi i cili është pjesë Hamburgut, do të jetë në grumbullimet e Kosovës U l-21, dhe Leonit Ibrahimi, i cili është pjesë e Union Berlinit, do të jetë në planet e Kosovës për U-19.

Me këtë rast dëshmohet se Kosova është burim i pashterreshëm e talentve të futbollit kjo po dëshmohet në gjithë kontinentin me theks te veçant në Gjermani dhe Zvicer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar sot mbajtjen e…