Edhe Endriti beson se Kosova mundet edhe 77 herë më mirë!

23 janar 2025 | 11:43

“Kafen e mëngjesit nuk do të mund ta shijoja me askënd më shumë sesa me djalin e presidentit Hashim Thaçit, Endrit Thaçin! Endriti është një djalë shembullor për gjeneratat e reja. I vetëdijshëm për sakrificat aktuale që po bën babai i tij, por edhe shumë krenar për të”, ka shkruar në ‘Facebook’ kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, afaristi Shahin Dervishaj.

Ai ka thënë se: “Për ne, Hashim Thaçi dhe shokët e tij po bëjnë një sakrificë të madhe për të dëshmuar pafajësinë dhe të drejtën tonë për të qenë të lirë. Për të gjitha këto, biseda me Endritin ishte një motivim për shumë punë të mira që na presin. Edhe Endriti beson se Kosova mundet edhe 77 herë më mirë!”, ka shkruar Dervishaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e Mark Zuckerbergut në Ditën e Inaugurimit të…