Edhe Fazli Hoxha e Fehmi Hysenaj propozohen nga Nisma për zëvendësministra

20 qershor 2020 | 09:42

Dje janë emëruar katër zëvendësministra të Nismës Socialdemokrate në Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti: Valdete Dushica-Bajrami, Zafir Berisha, Bekim Brestovci dhe Enver Hoti.

Ndërkaq të propozuar nga Nisma për zëvendësministra janë edhe Fazli Hoxha dhe Fehmi Hysenaj, të cilët janë në pritje për t’u emëruar në pozitën e zëvendësministrit.

Burime të gazetës “Epoka e re” nga Nisma Socialdemokrate kanë bërë me dije se ende nuk është caktuar se në cilat ministri do të shkojnë Hoxha e Hysenaj.

Fazli Hoxha është kryetar dege i Nismës në Gjakovë dhe Fehmi Hysenaj kryetar dege i Nismës në Shtime.

Valdete Dushica-Bajrami, është emëruar zëvendësministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Zafir Berisha, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Bekim Brestovci, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Enver Hoti, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Partia e drejtuar nga Fatmir Limaj në Qeverinë Hoti përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri Hoti viziton Komunën e Hanit të Elezit.…